Filip Shehu është autori i krimit të rëndë që u shënua pasditen e kësaj të marte në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Shehu, i cili punonte si picier, goditi me thikë kuzhinierin e lokalit, ku punonin së bashku.
Indrit Salimllari nuk ka mundur dot tu mbijetojë plagëve të marra me thikë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Sipas raportimeve, mes autorit dhe viktimës kishte sherre banale të vazhdueshme, pasi autori thoshte se Salillari e bullizonte vazhdimisht.

