Parlamenti votoi sot në mbrëmje Endri Shabanin si Avokat të Popullit. Ai mori 85 vota pro dhe tre kundër, ndërsa opozita braktisi votimin.
Në votim morën pjesë deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, deputetja e Shqipëria Bëhet Ana Dajko dhe deputeti i PD, Artan Luku. Pratia Demokratike dhe Partia Mundësia nuk morën pjesë në votim. Votimi u zhvillua me procedurë të fshehtë.
I pranishëm në seancë gjatë votimit ishte edhe Kryeministri Edi Rama.
Para procesit të votimit, opozita kundërshtoi ashpër procedurën e ndjekur, duke deklaruar se kishte tërhequr firmat mbështetëse për kandidaturat për Avokat të Popullit dhe se Endri Shabani nuk ishte kandaturë e mbështetur nga PD. Pavarësisht kësaj, mazhoranca vijoi me procesin duke kaluar në votim kandidaturat.
Shabani pritet të bëjë betimin javën e ardhshme në Parlament, përpara se të nisë zyrtarisht detyrën në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.
VOTIMI PËR KANDIDATËT PËR AVOKAT TË POPULLIT:

