TË FUNDIT

Është diskriminuar veriu? Manja ironizon Gjin Gjonin: Bëni foto për Facebook, mos shkoni me veshje 6 mijë euro, se është gjynah

Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, i cili është njëkohësisht kryetar i Komisionit të Ligjeve, pati një debat me deputeten e Partisë Demokratike Elda Hoti.

Ndërsa fliste për projektbuxhetin e vitit 2026, Manja iu përgjigj akuzave të Hotit se qeveria ka diskriminuar veriun.

Ndërsa ka pasur edhe kunj për deputetin demokrat Gjin Gjoni që vizitoi banorë të varfër të zonës i veshur me një xhup të shtrenjtë të markës Moncler.

“Në fund, vetëm një sekondë, e kam një kërkesë për kolegët e mi të mazhorancës dhe kolegët tanë ministrat, sepse e shoh që këtu kërkohet të vendoset një disbalancë e investimit veriu-jugu. Paratë që po ikin në jug të Shqipërisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat