fbpx

Europa League/ Eliminohen 3 ekipe shqiptare

s3-news-tmp-10557-uefa2-2x1-940.jpg

Kukësi, Teuta dhe Laçi dështuan në aventurën e tyre në Europa League duke u eliminuar që në raundin e parë kualifikues të kompeticionit.

Skuadra verilindore priti në Elbasan Arena, Debrecenin me të cilin barazoi me rezultatin 1-1, ndërkohë që ndeshjen e parë e kishte humbur 3-0.

Por në pjesën e dytë Debreceni barazoi rezultatin me Szatmarin duke i mbyllur përfundimisht llogaritë e kualifikimit për në raundin tjetër teksa regjistroi rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Teuta e la Europa League të paktën me 1 fitore. Skuadra durrsake mposhti Ventspils 1-0 me golin e bukur të Kallakut të shënuar në fillimin e pjesës së dytë, një rezultat ky që i dha mundësinë skuadrës letoneze të kalojë për më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

U dorëzua në raundin e parë kualifikues të Europa league edhe Laçi, që pasi barazoi 1-1 në sfidën e parë me Hapoel Beer Sheva, në ndeshjen e luajtur në Izrael u mund 1-0 me golin e shënuar nga Sabag në minutën e 69.

Pas këtyre rezultateve, futbolli shqiptar ka mbetur me vetëm 1 përfaqësues në Evropë, Partizanit që pas eliminimit në Ligën e kampioneve, do të luajë në Europa League me Sherifin e Tiraspolit./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303