TË FUNDIT

Festat e fundvitit, Policia e Vlorës aktivizon postoblloqet e kontrollit

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike, ka zhvilluar mbrëmjen kësaj të enjte një aksion të gjerë kontrollesh në të gjithë qytetin, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Gjatë operacionit janë kontrolluar mjete të dyshimta në hyrje-daljet e qytetit, si dhe në pika të ndryshme me qarkullim të lartë.

Policia ka synuar parandalimin e ngjarjeve të mundshme dhe garantimin e një mjedisi sa më të sigurt për qytetarët dhe vizitorët.

Kontrollet pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa autoritetet theksojnë se këto masa janë pjesë e planit të posaçëm për sezonin festiv, me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat