TË FUNDIT

 FNSH zhvillon kontrolle në Fushë-Krujë, ndalohen disa persona nga fisi Rraja! Në listë edhe Rexhep Rraja

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontrolle të gjera në disa banesa në Krujë dhe Nikël, kryesisht në pronësi të fisit Rraja. Gjatë operacionit janë ndaluar disa shtetas, të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale.

Ndër të ndaluarit është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, i akuzuar më parë për ngjarje të ndryshme penale.

Personat e ndaluar janë:

Marvin Bushati Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani) Sokol Qaja Gazmir Rraja Përparim Rraja Rexhep Rraja

Sipas të dhënave paraprake, këta shtetas dyshohet se janë të përfshirë në veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim dhe në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal.

Operacioni vijon, ndërsa priten detaje të tjera nga autoritetet.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat