Partia Demokratike, si çdo të hënë, edhe sot do të zhvillojë foltoren para kryeministrisë.
Policia e Shtetit njofton se ka hartuar një plan masash me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit.
Bllokimi i rrugëve do të nisë në orën 15:00 dhe do të zgjasë deri në përfundim të tubimit, deri në orën 20:00.
Rrugët dhe akset në të cilat do të kufizohet qarkullimi:
-Nga ora 15:00 e deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të dinamikës së tubimit, mund të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore. Për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, Policia e Tiranës ka parashikuar devijimin e trafikut në rrugë alternative.
Policia e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjen në akset që do të bllokohen dhe të përdorin itinerare alternative, në mënyrë që të mos pengohet lëvizja e lirë e pjesëmarrësve në tubim.

