TË FUNDIT

FOTOLAJM/ Zgjedhjet të lira, dy gjini dhe rrëzimi i Edi Ramës, “thelbi” i protestës së opozitës në duart e qytetarëve

Të paktë ishin qytetarët që iu bashkuan protestës së thirrur nga Sali Berisha, ndërsa nuk kanë munguar pankartat në duart e tyre.

Opozitarët kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, kërkojnë një komb me vetëm dy gjini, duke kundërshtuar projektligjin e barazisë gjinore ndërsa nuk kanë munduar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Zotin e përmendim shpesh sepse shqiptarët janë besimtarë, nuk ka rëndësi feja. Familja dhe zoti janë dy nga shtyllat kryesore të PD, por komunistët nuk kanë zot dhe prandaj duan ligjin e barazisë gjinore.”-tha një qytetare.

Ndërsa në disa nga pankartat në duart e protestuesve shkruhej: “Një komb, dy gjini”, “Ramaduro, Noriega i Europës”, “Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje”, shkruhej në një tjetër.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat