9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Gazetarja bën bujë me mënyrën si u shfaq para ekranit, hyn në histori

Një gazetare ka bërë bujë për faktin se është e para që ka prezantuar lajmet televizive me një tatuazh në fytyrë.

Bëhet fjalë për gazetaren Oriini Kaipara, 37-vjeçarja e cila ka bërë një tatuazh maori të quajtur moko kauae, një tatuazh tradicional i mjekrës së poshtme të mbajtur nga gratë Maori.

Gazetarja lexoi lajmet e Neëshub Live në orën 18:00 të hënën. Nëna e katër fëmijëve nga Auckland përmbushi një ëndërr të përjetshme dhe u shpreh e emocionuar.

“Nëse do të kishte një qëllim për mua, do të ishte dhënia e lajmeve në kohën kryesore, dhe kjo ndodhi”- tha e emocionuar ajo. Për gratë Maori, moko ishte një rit kalimi, duke shënuar kalimin midis vajzës dhe moshës madhore.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat