TË FUNDIT

Gjoba ndaj djalit të xhaxhait, në pranga inspektori i IKMT që kanosi drejtorin e tij

Një inspektor i IKMT Kukës, i identifikuar si Defrim Haziraj, është arrestuar nga policia e këtij qyteti pasi ka kërcënuar drejtorin e institucionit ku punon, pas një gjobe që ky i fundit i kishte vendosur djalit të xhaxhait të tij, një ndërtues.

Hetimet treguan gjithashtu se inspektori ka shpërdoruar detyrën, duke mos ndërmarrë masa për parandalimin e gërmimit të tokës nga djali i xhaxhait të tij pa lejen përkatëse, në Krenzë të Kukësit.

Kjo shkelje ra në sy të drejtuesit të IKMT, i cili urdhëroi një inspektim dhe më pas ndëshkimin e shkelësit.

Vendimi duket se nuk u prit mirë nga vartësi i tij, i cili ka kërcënuar me jetë drejtorin e IKMT.

Krahas arrestimit të inspektorit, policia procedoi edhe ndërtuesin për shpërdorim të tokës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat