TË FUNDIT

Gjykata dënon me 3 milion lekë Agron Shehajn për shpifje ndaj Adriatik Lapajt

Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të mërkurë me gjobë deputetin dhe kryetarin e partisë “Mundësia”Agron Shehaj për sulm ndaj kreut të “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, pas një incidenti të ndodhur mes tyre.

Dënimi u vendos për fyerjen e kreut të ‘Shqipëria Bëhet’, ndërsa ai u shpall i pafajshëm për ‘shpifje’.

Sipas vendimit të dhënë, Shehaj është dënuar dhe obligohet të paguajë një gjobë prej 3 milionë lekësh për të mbuluar shpenzimet e procesit gjyqësor.

Adriatik Lapaj e ka paditur Agron Shehajn për shpifje lidhur me një deklaratë që ky i fundit bëri duke pretenduar për lidhje të Lapajt me eksponentë të botës së krimit.

Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të “Çopjave”.

Ai mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat