TË FUNDIT

‘Harruan’ ta merrnin Veliajn nga qelia për në gjyq? Burgjet: Nuk penguam zhvillimin e seancës, shkuam në kohë në ambientet e burgut

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar lidhur me pretendimet e kryebashkiakut Erion Veliaj se fajtori për mosparaqitjen e tij në seancën paraprake të GJKKO-së, është bërë vonesa e eskortës shoqëruese të Policisë së Burgjeve nga paraburgimi i Durrësit drejt Tiranës.

Drejtoria e Burgjeve thotë se mjetet e policisë kanë qenë në kohë në ambientet e paraburgimit, por Veliaj ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se ishin me vonesë.

“DEKLARATË PËR SHTYP

Në lidhje me reagimin e bërë në media nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se janë të pavërteta pretendimet lidhur me orarin e transferimit të shtetasit Erion Veliaj nga IEVP Durrës drejt Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë njoftuar në kohë shtetasin E.V. për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore. Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se për çdo vonesë apo ndryshim orari, kancelaria e gjykatës njoftohet zyrtarisht dhe se nga ana jonë nuk ka pasur asnjë pengesë për zhvillimin normal të procesit gjyqësor”, njofton Drejtoria e Burgjeve.

Seanca e radhës në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj, për kalimin ose për gjykim të çështjes, u shty për në datën 19 janar dhe shkak u bë mosshoqërimi i Veliajt nga qendra e paraburgimit në Durrës.

Shkak për këtë nuk është bërë refuzimi i Veliajt për të qenë prezent, por moskoordinimi i burgjeve për të mundësuar shoqërimin e tij.

Avokatët e kryebashkiakut pretendojnë se furgoni i Drejtorisë së Burgjeve është paraqitur në paraburgimin e Durrësit në orën 08:55 ndërkohë që seanca fillonte në orën 09:00.

Veliaj ka komunikuar me avokatin Maks Haxhia për ta vënë në dijeni, ndërkohë që edhe nga ana e prokurorëve është cilësuar jo serioze vonesa për ta shoqëruar Veliajn për në seancë. Tjetër shkak për shtyrjen është bërë dhe mungesa e mbrojtësve ligjorë.

Pas kësaj, një reagim zyrtar erdhi nga Drejtoria e Burgjeve ku thuhet se mjetet e policisë kanë qenë në kohë në ambientet e paraburgimit, por Veliaj ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se ishin me vonesë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat