15.5 C
Tirana
E enjte, 2 Maj, 2024

TË FUNDIT

Horror/ Prindërit torturojnë vajzën 2 vjeçe, e fusin e ‘ziejnë’ me ujë, mjekët dëshmi të dhimbshme: Fëmija përjetoi dhimbje të paimagjinueshme

Një ngjarje makabër është shënuar në Australi,ku dy prindër kanë vrarë vajzën e tyre 2-vjeçare duke e ‘zierë’ atë me ujë deri në vdekje, vetëm sepse fëmija kishte lagur pelenën..

Maddilyn-Rose Ava Stokes, 2 vjeç vdiq në maj të vitit 2017, si pasojë e djegieve të rënda në trup. Vogëlushja vuajti nga djegie të rënda në të gjithë trupin.

Prindërit e saj Shane David Stokes dhe Nicole Betty Moore, u vetëdeklaruan fajtorë në gjykatën supreme për torturë dhe vrasje.

Ata janë dënuar nga Gjykata në Brisbane për vdekjen dhe torturimin e së miturës. Babai i saj është dënuar me 11 vite burgim, ndërsa nëna e saj, Moore, 26 vjeçe u dënua me 9 vite e gjysmë.

Stokes, 33 vjeç, e mbajti vajzën e tij nën ujë të nxehtë në banjë, që ajo të vuante nga dhimbje të padurueshme deri në momentin që ndërroi jetë.

E vogla u gjet nga mjekët 5 ditë më vonë në shtëpinë e tyre, por prindërit e saj nuk i lejuan që t’i ndihmojnë, pasi donin ta mjekonin vetë vajzën e tyre, e cila ndërroi jetë më pas nga arresti kardiak.

Në dëshmitë e tyre për autoritetet, mjekët thanë se 2-vjeçarja kishte përjetuar dhimbje të paimagjinueshme dhe të padurueshme.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat