TË FUNDIT

I arrestuar me urdhër të SPAK për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe 2 të tjerëve, Altin Ndoci arratiset nga burgu i Durrësit

DURRËS- Altin Ndoci u shoqërua nga qelia e burgut të Durrësit drejt Spitalit Infektiv për të marrë mjekim për një problem shëndetësor, por ka arritur të arratiset. Ndoci. Prej muajit maj 2020 mbahej në qeli me urdhër të SPAK, i akuzuar për vrasje.

Ai akuzohet për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhisë, si edhe Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

“Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

Pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Burgjet.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat