TË FUNDIT

I premtoi dokumente drejt SHBA dhe i mori 21 mijë euro përmes mashtrimit, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Pasoja”, duke vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda.

Gjatë veprimeve të kontrollit dhe punës operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, lokalizuan dhe ndaluan Ahmet Bellahun, 40 vjeç.

Gjykata e Tiranës e kishte dënuar atë në vitin 2024 me 6 vite burg, pasi kishte mashtruar një shtetas duke i marrë 21 000 euro, me pretendimin se do t’i siguronte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat