20.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Ja cilat janë ushqimet që ngrenë nivelin e hekurit në gjak

Mungesa e hekurit ose siç njihet në gjuhën mjekësore si sideropenia, është një nga problemet më të shpeshta shëndetësore i cili ka të bëj kryesisht me kequshqyerjen.

Nëse kjo gjendje nuk trajtohet, paraqitet anemi deficite e hekurit e cila i përfshinë simptomet vijuese: lodhje, rraskapitje, marramendje, rënie e flokëve, zbehje, kokëdhimbje, thonjë të thyeshëm etj.

Me qëllim të trajtimit të anemisë deficitare të hekurit, është e nevojshme të normalizohet niveli i hekurit në gjak. Përveç preparateve të gatshme të hekurit, një rol të rëndësishëm në arritjen e nivelit normal të hekurit, luan edhe ushqimi adekuat.

Spinaqi është një nga burimet më të pasura natyrore të hekurit. Përveç hekurit, kjo bimë është e pasur edhe me vitaminë A dhe E, kalcium, fibra dhe proteina.

Është mirë që spinaqi të konsumohet i papërpunuar (i freskët), por nëse nuk mund ta duroni shijen e spinaqit duke e konsumuar vetëm atë, atëherë mund ta përdorni  së bashku me ndonje ushqim tjetër, si p.sh duke e shtuar në pite, lazanjë vegjetariane, etj

Thjerrëzat janë burim i shkëlqyeshëm i hekurit, përveç kësaj, janë të pasura me fibra që do të thotë se pas konsumimit do të ndjeheni më të ngopur më gjatë kohë. Thjerrëzat ndihmojnë edhe në uljen e kolesterolit dhe rregullimin e sheqerit në gjak. Mund ta përdorni në sallata të ndryshme ose ta pëgatitni si supë.

Mushkëritë e kafshëve (pulës, lopës), përveç asaj që janë të pasura me hekur, ato janë të pasura edhe me vitaminat A, D, E dhe C, folate, proteina si dhe bakër dhe zink.

Farat e kungullit janë ideale për trupin tuaj sepse i ofrojnë mineralet e nevojshme. Përveç hekurit, ato janë të pasura me mangan, magnez, fosfor dhe zink.

Farat e kungullit e përmirësojnë imunitetin dhe falë antioksidantëve që përmbajnë, e mbrojnë organizmin edhe nga kanceri. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat