TË FUNDIT

Ja pamja e fundit e Gilmando Danit para atentatit në Rinas

Është publikuar fotoja e fundit e Gilmando Danit, i ekzekutuar sot në një atentat pranë rrethrrotullimit të Rinasit në Tiranë.

Imazhi, i sekuestruar si pjesë e dokumentacionit pranë viktimës, tregon ndryshimet e dukshme në portretin e tij krahasuar me fotot e mëparshme.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi sot rreth mesditës, kur persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt një automjeti tip Mercedes-Benz S-Class ngjyrë e bardhë.

Si pasojë mbeti i vrarë Gilmando Dani, rreth 40 vjeç, ndërsa u plagos rëndë Muçi Sheqeri 47 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike.

Viktima, i njohur për precedentë penalë, udhëtonte së bashku me të plagosurin në momentin e atentatit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat