TË FUNDIT

‘FBI shqiptare’/ SPAK propozon kandidaturën e Joni Ketës! Pritet votimi nga KLP për kreun e BKH! Gledis Nano u skualifikua nga ‘Vettingu’

Pas më shumë se 4 muaj proces dhe kontroll, komisioni i posaçëm i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra ka propozuar hetuesin Joni Keta për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit për 5 vitet e ardhshme.

Ky proces i kryer hap pas hapi nën monitorimin e ndërkombëtarëve u finalizua pas kontrollit të 7 garuesve.

Mes tyre 4 efektivëve të policisë 2 hetuesve të BKH-së dhe një prokurori.

Tani është Këshilli i Lartë i Prokurorisë që pritet të emërojë Joni Ketën në mbledhjen e datës 2 dhjetor 2025.

Më 11 dhjetor KLP do të dëgjoj dhe vendos mes katër garuesve për kreun e SPAK.

Duke përmbyllur një proçes të rëndësishëm në BKH dhe SPAK.

7 Garuesit për kreun e BKH-së:

Andi Pogaçe

Artur Beu

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Gentjan Shehaj

Gledis Nano

Joni Keta

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat