TË FUNDIT

Kërcet arma në Shijak, plagoset 45 vjeçari

Një plagosje ne armë ka ndodhur në Shijak. Dy kushërinj pas një konflikti kanë lënë të plagosur një 45 vjeçar.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy kushërinjtë janë në kërkim nga policia.

Njoftimi:

Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat