TË FUNDIT

Konflikt mes disa personave në Korçë, shoqërohet pronari i lokalit

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në lagjen 7 të qytetit të Korçës mbrëmjen e së enjtes. 

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se konflikti ka ndodhur mes disa personave në një lokal dhe dyshohet se njëri prej tyre është goditur.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka shoqëruar personin që dyshohet se është dhunuar (i dehur) dhe pronarin e lokalit për ta pyetur lidhur me ngjarjen.

Nga ana tjetër, policia po merr të gjitha kamerat e sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive banale dhe pritet të zbardhen detaje të tjera në vijim.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat