fbpx

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren, konfirmon kryeprokurorin e Krujës

1563521960_anilaguri.jpeg

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren pranë Gjykatës së Tiranës Anila Guri (Kristani), në seancën e sotme të vettingut. Gjyqtarja ishte edhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese.

Gjyqtares ju gjetën nga KPK probleme me pasurinë të vëna në dukje në raportin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI.

Drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që është shkalla e parë e procesit të vettingut, nëse Komisioneri Publik nuk do e ankimojë në Komisionin e Apelimit këtë vendim.

Në përfundim të hetimit administrativ për të tre kriteret e rivlerësimit, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aspektin profesional, trupa gjyqësore e KPK-së vendosi të konfirmojë në detyrë kryeprokurorin e Krujës.

Çano është vlerësuar pozitivisht për pastërtinë e figurës. Drejtoria e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara nuk ka gjetur kontakte të drejtuesit të Prokurorisë së Krujës me persona me lidhje me krimin e organizuar, duke rekomanduar përshtatshmërinë e tij për vazhdimin e detyrës.

Për profesionalizimin, Çano është vlerësuar shumë mirë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303