TË FUNDIT

Krim në familje, 50-vjeçari vret bashkëshorten në Vlorë dhe i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Orikum, ku një grua është gjetur e pajetë në banesë, ndërsa pak më vonë është konstatuar i vetëvrarë edhe bashkëshorti i saj.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, më 2 janar 2026, rreth orës 13:30, shërbimet e Urgjencës Kombëtare kanë njoftuar se shtetasja Sose Xhebro, rreth 40 vjeçe, kishte kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa në trupin e saj, kryesisht në zonën e qafës, janë konstatuar shenja dhune. Ajo ka ndërruar jetë në banesë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gruaja është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Llogora Xhebro, rreth 50 vjeç.

Rreth orës 13:50, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e çiftit, në ambientet e garazhit është gjetur i pajetë edhe shtetasi Llogora Xhebro, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Pranë trupit të tij u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip Glock, si dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat