TË FUNDIT

Ky është 15-vjeçari Erjon Boba që u vra me thikë nga i mituri, shkolla në Fushë-Bulqizë vendos lule në ish-bankën e tij

Ky është 15-vjeçari Erjon Boba, i cili u vra me thikë nga një 14-vjeçar në Durrës. Prej 9 ditësh ai po luftonte me vdekjen në spital, por mbrëmjen e djeshme mbylli sytë përgjithmonë.

Ndërsa sot iu dha lamtumira e fundit. Trupi i tij do të prehet në vendlindje, në Bulqizë.

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka nderuar kujtimin e ish-nxënësit të saj, Erjon Boba. Në bankën ku ai ishte ulur gjatë viteve të shkollimit, janë vendosur lule nga stafi dhe nxënësit.

Erjoni kishte vijuar mësimet deri në klasën e gjashtë në këtë shkollë, ku ishte shumë i dashur për mësuesit dhe shokët e klasës. Në shenjë zie dhe respekti, drejtoria dhe komuniteti i shkollës u mblodhën për të kujtuar jetën e tij të shkurtuar tragjikisht.

Mësuesit dhe bashkëmoshatarët e përshkruajnë Erjonin si një fëmijë të qetë, të sjellshëm dhe shumë të mirë. “Kur morëm lajmin, nuk na besohej. Ishte një fëmijë i sjellshëm dhe i dashur,” u shprehën ata me dhimbje, ndërsa komuniteti lokal vijon të tronditet nga ngjarja tragjike.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat