Home Blog Page 17

SHBA-të largohen zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

0

Shtetet e Bashkuara janë tërhequr zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke lënë agjencinë e OKB-së pa një nga donatorët e saj më të mëdhenj.

Presidenti amerikan Donald Trump kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të sinjalizuar tërheqjen një vit më parë, duke kritikuar OBSH-në se ishte tepër “e orientuar nga Kina” gjatë pandemisë së Covid-19.

Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore tha se vendimi u mor për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë nga OBSH, pamundësisë për reforma dhe ndikimit politik nga shtetet anëtare, raporton BBC.

OBSH i ka hedhur poshtë këto akuza. Drejtori i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se tërheqja është një humbje si për SHBA-në ashtu edhe për botën, duke theksuar rolin e organizatës në luftën kundër poliomielitit, HIV/AIDS-it, vdekshmërisë së nënave dhe traktatin ndërkombëtar për kontrollin e duhanit.

Pas pandemisë, shtetet anëtare të OBSH-së punuan për krijimin e një traktati ndërkombëtar për pandemitë, i cili synon parandalimin, përgatitjen dhe reagimin ndaj pandemive të ardhshme, përfshirë shpërndarjen më të drejtë të vaksinave dhe barnave. Traktati u miratua në prill të vitit të kaluar nga të gjitha shtetet anëtare, përveç SHBA-së.

SHBA ka qenë tradicionalisht një nga donatorët më të mëdhenj të OBSH-së, por nuk ka paguar kontributet për vitet 2024 dhe 2025, gjë që ka shkaktuar humbje të mëdha vendesh pune në organizatë.

Avokatët e OBSH-së thonë se SHBA ka detyrim të paguajë rreth 260 milionë dollarë borxhe, por Uashingtoni ka deklaruar se nuk sheh arsye për ta bërë këtë.

Autoritetet amerikane njoftuan se të gjitha fondet qeveritare për OBSH-në janë ndërprerë, personeli amerikan është tërhequr nga selia në Gjenevë dhe zyrat në mbarë botën, ndërsa qindra bashkëpunime janë pezulluar ose ndërprerë.

Në një deklaratë të përbashkët, Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio thanë se OBSH “ka braktisur misionin e saj themelor dhe ka vepruar kundër interesave të Shteteve të Bashkuara”.

OBSH ka bërë të ditur se çështja e tërheqjes së SHBA-së do të jetë në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të bordit drejtues, që do të mbahet nga 2 deri më 7 shkurt.

Automjetet luksoze të Ervis Martinajt në përdorim të institucioneve shtetërore

0

Automjetet luksoze të bosëve të krimit që janë sekuestruar nga SPAK janë shpërndarë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe po përdoren nga institucione qendrore dhe vendore.

Makinat e mbretit të kumarit Ervis Martinaj, i zhdukur pa gjurmë në 2022, i janë lënë në përdorim një bashkie të vogël, me qëllim që t’i përdorin për çështjet institucionale.

“Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka aktualisht në administrim 190 pasuri të luajtshme, të përbëra nga automjete, motomjete dhe mjete lundruese. Gjatë vitit 2025, nga kjo kategori pasurish:

45 mjete i janë dhuruar institucioneve shtetërore, me vendim të Komitetit për kalimin e pronësisë pa pagesë;

32 mjete administrohen me qira, të cilat janë vënë në dispozicion të institucioneve shtetërore;

11 automjete janë kaluar në përdorim të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK”, tha AAPSK gjatë një përgjigjeje zyrtare për VNA.

Sipas këtij institucioni, në total për vitin 2025, janë trajtuar 88 mjete nëpërmjet formave të ndryshme të administrimit dhe përdorimit institucional.

Kryeministrja daneze viziton sot Groenlandën

0

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen do të udhëtojë sot për në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës, njoftoi ajo.

Atje, Frederiksen do të takohet me homologun e saj Jens- Fredrik Nielsen, ndërsa Ministri i Jashtëm danez vuri në dukje se bisedimet me SHBA-në mbi sigurinë e ishullit do të fillojnë “shumë shpejt”.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot tha se do të udhëtojë për në Groenlandë “në ditët në vijim”.

Takimi i Frederiksen me Nielsen vjen pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump u tërhoq nga kërcënimet e tij për të marrë Groenlandën me forcë, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Davos të mërkurën. 

Gjatë bisedimeve, Trump dhe Rutte arritën një “marrëveshje” mbi Groenlandën, detajet e së cilës mbeten të paqarta.

Frederiksen do të udhëtojë për në Nuuk direkt nga Brukseli, ku u takua me Rutte-n, i cili theksoi sot në X se po punon me kryeministrin danez për të forcuar mbrojtjen në rajonin e Arktikut.

“Ne pajtohemi që NATO duhet të forcojë angazhimin e saj ndaj Arktikut. Mbrojtja dhe siguria në Arktik është një çështje për të gjithë Aleancën”, theksoi kryeministrja daneze në X, duke shoqëruar postimin e saj me një foto të saj pranë Rutte-s në Bruksel.

Bisedimet për sigurinë e Groenlandës ‘shumë shpejt’

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen theksoi se bisedimet midis Danimarkës, Groenlandës dhe SHBA-së lidhur me sigurinë e ishullit Arktik do të fillojnë “shumë shpejt”.

“Do të organizojmë takime mjaft shpejt”, u tha Rasmussen gazetarëve në Kopenhagen.

Ai theksoi gjithashtu se bisedimet me Uashingtonin do të jenë rreth “sigurisë dhe mbrojtjes”.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot njoftoi se do të udhëtojë në Groenlandë “me ftesë të autoriteteve, në ditët në vijim”, duke përsëritur mbështetjen e Parisit për Danimarkën.

“Made in Albania”, Vengu: Këtë vit nis prodhimi i armëve dhe pajisjeve ushtarake në Shqipëri

0

Shqipëria po hyn në një fazë të re të forcimit të kapaciteteve të saj mbrojtëse, duke synuar prodhimin vendas të armatimit. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme se vendi ka nisur konkretisht ndërtimin e industrisë ushtarake përmes kontratave shtet-privat, që do të mundësojnë prodhimin e municioneve, armatimit të lehtë, dronëve dhe pajisjeve të tjera strategjike “Made in Albania”.

Vengu: Sa i përket industrisë ushtarake, jam i gatshëm që të bëjmë një sesion të posaçëm, një pjesë me dyer të japura, një pjesë me dyer të mbyllura, për ato elementë që duhet të ruajnë konfidencialitetin sepse janë prodhime armatimi për nevojat tona.

Kemi 6 kontrata të nënshkruara aktualisht për krijimin e 6 kompanive të përbashkëta shtet-privat përmes kompanisë shtetërore KAYO dhe 6 operatorëve privatë. 6 kontratat parashikojnë krijimin e municioneve, mjeteve pajisjeve personale, uniformave, armatimit të lehtë, dronëve, sistemeve antidronë dhe mjeteve të emergjencave civile.

Jemi në përfundim të negociatave për ringritjen e kantierit detar të Pashalimanit në bashkëpunim me gjigandin italian për të pasur mundësi të prodhojmë anijet tona, t’i mirëmbajmë dhe të prodhojmë dhe mirëmbajmë mjete për vendet aleate. Ky është spektri në të cilin po ecim. Presim që produktet e para “Made in Albania”, për mjetet taktike, të emergjencave dhe uniformave dhe municionet, prodhimet e para të fillojnë këtë vit. Ministria e Mbrojtjes është duke realizuar hapat përfundimtare për rishikimi strategjik të mbrojtjtes 2026.

EMRI/ Arrestohet hajduti serial në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje

0

Policia e Tiranës ka zbardhur 6 raste të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të dyshuara të kryera gjatë 2 ditëve të fundit dhe gjatë vitit 2025 dhe ka arrestuar 43-vjeçarin Klajdi Muhametaj.

Sipas njoftimi të policisë, 43-vjeçari më datë 21.01.2026, dyshohet ka vjedhur me thyerje, një shumë parash dhe disa dokumente, në zyrat e postës shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar të vjedhë në filialin e një banke.

Ndërsa në datat 09.10.2025 dhe 26.11.2025, ka vjedhur shuma parash dhe produkte, në 4 lokale në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se ai i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe sende të forta që përdorte për hapjen e dyerve.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

“Na këpute shpirtin o vëlla, nuk e besoj që nuk je më”, ky është 20-vjeçari lezhjan që humbi jetën nga aksidenti në Itali

0

Një aksident tragjik i preu jetën në mes 20-vjeçarit shqiptar, Kladuio Gjoka. I riu nga Lezha i cili jetonte në Itali, teksa po udhëtonte me automjetin e tij tip “Audi”, u përfshi në një aksident në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, Saluzzo–Barge, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë së Stafardës.

Sipas mediave italiane “Audi” i cili drejtohej nga i riu u përplas me një kamion. Fatkeqësisht përplasja rezultoi fatale për 20-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Ndonëse bluzat e bardha bënë të pamundurën që ta shpëtonin, si pasojë e plagëve të marra Klaudio nuk mundi që të mbijetonte.

Familjarët e të riut shqiptar kanë postuar në rrjetet e tyre sociale fotot, teksa kjo ikje e tij në mënyrë tragjike i ka lënë pas një dhimbje të madhe.

“Na këpute shpirtin o vëlla. Na copëtove zemrën o Klaudio”, shkruan vëllai i 20-vjeçarit bashkangjitur fotove krah tij.

“O shpirti i tetës na copëtove zemrat mor Klaudio. Të dashtë Zoti pranë vetes se ke qenë i miri i botës o shpirt”, shkruan një tjetër familjare e tij.

EMRAT/ Hodhën në erë diskon në Greqi, dy vëllezërit shqiptarë në pranga, zbardhet dinamika e ngjarjes

0

Dy vëllezër shqiptarë me precedentë penalë në Greqi janë arrestuar nga policia greke si autorë të dyshuar të shpërthimit me eksploziv në diskotekën “Jacky.O”, në rrugën Michalakopoulou të Athinës, mbrëmjen e 7 tetorit 2025.

Në pranga ranë Blerim Buçi, 41 vjeç, dhe Besmir Buçi, 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. Përveç akuzës për vendosjen e lëndës shpërthyese, ndaj tyre rezultonte aktiv edhe një urdhër arresti për shkelje të kushteve kufizuese të qëndrimit, grabitje dhe shkelje të legjislacionit për armët.

Sipas hetimeve, 32-vjeçari Besmir Buçi pasi parkoi automjetin pranë lokalit, iu afrua në këmbë diskotekës, ku vendosi dhe aktivizoi një mjet shpërthyes të improvizuar. Më pas, ai u rikthye në automjet, ku e priste vëllai i tij, Blerim Buçi, dhe të dy u larguan nga vendngjarja.

Autoritetet greke bëjnë me dije se automjeti i përdorur në këtë akt kriminal u ishte siguruar nga një bashkëpunëtor i tyre, një shtetas grek 44-vjeçar.

Gjatë kontrolleve të kryera, u gjetën dhe u sekuestruan, një thikë palosëse, 8 telefona celularë, një pajisje telekomandimi me ekran, 2 fletore me shënime, veshje të përdorura gjatë shpërthimit, si dhe automjeti i mësipërm si mjet për kryerjen e aktit.

“… Për bombën, më punësoi një çift që kishte hesape të vjetra, siç më thanë, me pronarin e dyqanit, dhe më dhanë 5,000 euro që të shkoja ta vendosja.” Këto ishin të vetmet fjalë pranimi nga njëri prej dy burrave të arrestuar. Sipas hetimit të policisë, bomba ishte një “mesazh paralajmërues”. Autorët kërkuan para për ofrimin e mbrojtjes së paligjshme, por refuzimi kategorik i pronarit për t’iu nënshtruar shantazhit çoi në hakmarrje.

Gjatë operacionit, 41-vjeçari Blerim Buçi, u gjet në një zonë të pazbuluar në natyrë, ku u përpoq të fshihej. Kur policia iu afrua dhe u përpoq ta ndalonte, ai rezistoi duke u konfrontuar fizikisht me efektivët, por ata arritën ta ndalonin.

Personat e arrestuar, të cilët janë akuzuar në të kaluarën, ndër të tjera, për grabitje, mashtrim, dëmtim të rrezikshëm trupor, falsifikim, si dhe shkelje të ligjeve për drogën, u dërguan në autoritetin kompetent të ndjekjes penale.

Veliaj padit në Gjykatën Administrative Presidentin Begaj dhe prokurorin Ols Dado

0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të noterit në prokuror, kur nuk lejohej nga ligji i kohës pa kryer më parë Shkollën e Magjistraturës.

Veliaj ka depozituar sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Ols Dado, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.

Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit – pa shkollën përkatëse të Magjistraturës. Veliaj kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.

Në padi theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Erion Veliajt, përfshirë masat e sigurisë dhe kufizimin e ushtrimit të mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe personit.

Ols Dado i është propozuar Presidencës në vitin 2008 nga Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, teksa ai qartësisht nuk plotësonte kushtet kur ishte vetëm noter dhe pa magjistraturë dhe më pas Presidenca ka dekretuar në paligjshmëri noterin në prokuror.

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

0

Ivanka Trump po zhvillon një vizitë në Kryeministri. Vajza e presidentit Trump është pritur nga Edi Rama.

Ivanka Trump erdhi në Tiranë pas një qëndrimi dyditor në Vlorë, ku është shoqëruar nga grupe të ndryshme arkitektësh, të cilët kanë vizituar qytetin dhe zonat përreth së bashku me të.

Vizita e saj lidhet drejtpërdrejt me investime strategjike në sektorin e turizmit në Shqipëri, ku janë diskutuar mënyrat e realizimit të projekteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit.

Bashkëshorti i saj, Jared Kushner, ka përfituar statusin e investitorit strategjik vitin e kaluar, pas prezantimit të projektit të tij turistik në ishullin e Sazanit, me një sipërfaqe prej 562 hektarësh, territor që më parë është përdorur si bazë ushtarake. Vlera e investimit parashikohet të arrijë në rreth 1.4 miliardë euro.

Projekti parashikon ndërtimin e një marine turistike, strukturash akomoduese elitare, rezidencash me standarde të larta, si edhe zonash gastronomike dhe hapësirash rekreative me shërbime të dedikuara për turistët.

Qumështi formule për foshnje me baktere, AKU tërheq nga tregu të gjithë sasinë e produktit

0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të formulës së qumështit të foshnjeve “NAN 1 OPTIPRO” 800 g.

Në njoftimin e AKU-së bëhet e ditur se ky vendim u mor pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë produkt në subjektin prodhues në Holandë.

Referuar njoftimit të subjektit importues në Shqipëri, mbi tërheqjen nga tregu të lotit të formulës për foshnjë “NAN 1 OPTIPRO” 800g, njoftim ky i bërë nga kompania prodhuese Nestle si masë parandaluese pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë produkt në subjektin prodhues në Holandë, bëjmë me dije: Të dhëna përkatëse të produktit NAN 1 OPTIPRO 800 g, L  51230346AE,  30/05/2027”, njofton AKU.

Pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë AKU ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit dhe atë të kthyer nga tregu me destinacion asgjësimin e tij ose kthimin në vendin e origjinës.

Gjithashtu, AKU informon se nga verifikimet në terren është konstatuar se është kryer afishimi i njoftimit për konsumatorin në supermarketet ku është tregtuar ky produkt.