Home Blog Page 16

Nga burgu i Fushë Krujës drejt burgut të Peqinit/ 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë, transferohen gjatë fundjavës

0

Të paktën 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë do të transferohen nga burgu i Fushë Krujës drejt burgut të Peqinit.

Burime bëjnë me dije se operacioni do të realizohet gjatë kësaj fundjave.

Lëvizja e tyre do të realizohet me përfshirjen e strukturave të specializuara të rendit dhe shërbimeve penitenciare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit

Djali i Sokol Olldashit kritikon Foltoren e Berishës: Shohim të flasin disa fytyra që na bëjnë të ulim kokën!

0

Në takimin e Foltores së radhës me të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat me kryetarin e PD, Sali Berisha, i pranishëm ishte edhe Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit të ndjerë demokrat, Sokol Olldashi.

Në fjalën e tij ai dha disa sugjerime dhe bëri kritika për Foltoret që bëhen si në qytete, ashtu edhe në bulevardin para Kryeministrisë, duke dhënë disa mendime dhe ide.

Olldashi kritikoi disa persona që përzgjidheshin për të mbajtur fjalën në podiumet e protestës dhe që shpesh ose u merret goja, ose nuk dinë të flasin, ose të bëjnë për të qeshur dhe turpërojnë PD-në dhe të rinjtë, ku shpesh u duhet edhe të ulin kokën.

Glauku nënvizoi po ashtu se problemet e PD-së nuk duhet të diskutohen live me kamera dhe mikrofon, por me dyer të mbyllura dhe të trajtohen problemet konkrete. Ai propozoi që Foltoret të zhvillohen mbi problematika dhe specifika të caktuara.

“Doktor, unë mendoj se partia jonë nuk është sa jemi këtu në sallë. Do jetë shumë e mirë që ne të bënim një takim tjetër pa kamera, mes nesh dhe jush, me forumin. Sepse problemet e shtëpisë kam parimin që diskutohen mes nesh dhe jo në sy të botës. Po jam edhe një sugjerim timin. Ne çdo të hënë bëjmë Foltoret para Kryeministrisë, e për hir të së vërtetës pjesëmarrja nuk është e pakënaqshme., Nuk ka të bëjë me frikën dhe sigurinë, por duket se problemi qëndron tek dita e hënë. Ndaj foltorja e të hënës nuk ka pjesëmarrje. Tjetra mendoj se ata që flasin në atë Foltore nuk janë të duhurit, nuk janë të denjë, nuk e di kush i zgjedh, por nuk ka qasje dhe nuk ka përfshirje edhe të të rinjve”, tha ai mes të tjerash.

Sipas Olldashit, qasja që ndiqet duhet të ndryshojë, pasi dëmton imazhin e PD-së më shumë sesa të kryetarit:

“Ka njerëz atje që edhe u merret goja kur flasin, nuk janë të denjë. Ata njerëz që dalin e flasin atje po bëjnë faj edhe ndaj nesh, sidomos me ne të rinjtë që kemi karrierën dhe jetën para, dhe imazhi publik na dëmton më shumë ne sesa ju”.

Dhe më tej ai dha një mendim për organizimin e Foltoreve, ku parashtroi ide për protesta me tema specifike.

“Mendimi im është që çdo të hënë të bëjmë Foltore specifike, një të hënë arsimi, një ditë për shëndetësinë, bujqësinë, naftëtarët, minatorët e me radhë e radhë. Problemet janë nga më të pafundme, të kemi foltore specifike çdo të hënë, të mbledhim ekspertët, të flasin ata, e të mos shohim ca fytyra që na bëjnë për të qeshur dhe ne na bëjnë për të qeshur dhe të ulim kokën. Pra të bëjmë një protestë ku të mos themi Ramaduro apo Rama është problemi, por të themi problemi është ky dhe të trajtojmë problemet shqiptare. Kaq kisha”.

Kryedemokrati Sali Berisha, teksa mirëkuptoi shqetësimet e Olldashit, dha edhe një përgjigje ku shpjegoi qëllimin e Foltoreve.

“Foltorja nuk synon prani të madhe. Qëllimi i saj është mikrofoni dhe zëri, kundër qeverisë, nga deputetë dhe qytetarë. Nuk është qëllimi i saj protesta apo masiviteti. Ka atë qëllim që flasin qytetarë, të rinj e të formimeve të ndryshme”, tha ai.

“Nuk u njoftova për procesin”/ Zbardhet shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së

0

Debati për gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, u rikthye këtë javë, pasi Prokuroria e Përgjithshme, pas një procesi verifikimi dyvjeçar, konfirmoi ekzistencën e një vendimi gjyqësor të autoriteteve greke ndaj Gjokës, për akuzën e falsifikimit të vizës, duke theksuar se dënimi rezulton “i vërtetë dhe autentik”.

Sipas Prokurorisë, ky vendim nuk është pasqyruar në formularin e vetëdeklarimit të vitit 2016, të plotësuar nga gjyqtarja në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, ku ajo është përgjigjur negativisht si për pyetjen mbi dënimet e formës së prerë, ashtu edhe për ato jo përfundimtare.

Nga ana tjetër, vetë gjyqtarja Gjoka ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor versionin e saj të ngjarjeve, duke pretenduar se nuk ka qenë asnjëherë e njoftuar për procesin gjyqësor në Greqi, se është dënuar në mungesë dhe se vendimi i vitit 2005 nuk ka marrë formë të prerë, për më tepër është konsideruar i paqenë si pasojë e një ligji amnistues të miratuar nga shteti grek në të njëjtin vit.

Dëshmia e Irena Gjokës, drejtuar KLGJ-së:

“Më datë 24 dhjetor 2002, unë Irena Gjoka jam paraqitur në pikën e kalimit kufitar Greqi, Kakavijë, ku policia kufitare më ka ndaluar hyrjen në shtetin grek (pas një debati që kam bërë me punonjësin e policisë së kufirit). Kam vlerësuar se autoritetet greke nuk kanë pasur asnjë arsye të ndalojnë hyrjen time në Greqi dhe për këtë arsye jam pajisur me një vize tjetër, pranë konsullatës greke në Shqipëri. Në vijim, më datë 13 shkurt 2003, jam paraqitur sërish në kufi, ku përsëri më është ndaluar hyrja, në mënyrë të padrejtë

Meqenëse kam qenë e bindur në paligjshmërinë e masës administrative të ndërmarrë ndaj meje, refuzimin e hyrjes në shtetin grek, në kushtet kur nuk kisha të drejtë hyrje në këtë shtet, në datën 31.03.2003, kam autorizuar shtetasin Andon Konomi/Ikonomou (ky shtetas nuk ka pasur cilësinë e avokatit) për të kundërshtuar për llogari timen, masën administrative të marrë në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare nga autoritetet greke, pranë Ministrisë së Rendit Publik Athinë apo çdo institucioni tjetër, për të kryer çdo lloj veprimi që nuk është i ndaluar me ligj, lidhur specifikisht me masën e ndalimit të hyrjes të dhënë ndaj meje.

Pavarësisht këtij fakti, personalisht nuk jam njoftuar, as zyrtarisht dhe as faktikisht për procesin gjyqësor administrativ apo ndonjë proces tjetër të zhvilluar ndaj meje, në gjykatat Greke. Pasi në media janë publikuar vendime administrative apo të natyrave të tjera në emrin tim, duke mos qenë në dijeni të asnjë vendimi, kam autorizuar përfaqësues me prokurë të posaçme për të marrë informacion, për çka publikohej.

Nga aktet që më janë dorëzuar nga përfaqësuesi im si dhe aktet e përcjella nga autoritetet greke me anë të letërporosisë, nëpërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, jam informuar për herë të parë për vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë me nr.1447/2005, datë 07.06.2005, sipas së cilit rezultoj e dënuar në mungesë nga kjo gjykatë në datë 07.06.2005, pa praninë e një mbrojtësi, pa u njoftuar për procesin ndaj meje, si gjatë hetimit dhe gjykimit të çështjes, për veprën e parashikuar në paragrafin 7 të nenit 54 të ligjit 2910/2001 me titull “Hyrja dhe qëndrimi i të huajve në Territorin Grek”, me tre muaj burgim dhe 1500 Euro Gjobë. Dënimi me burgim është konvertuar me gjobë në masën 4,4 Euro në ditë.

Vendimi i datës 07.06.2005, i Gjykatës së shkallës së parë me tre anëtare për kundravajtje të Janinës nuk më është njoftuar asnjëherë dhe ky vendim nuk ka marrë formë të prerë. Sipas nenit 473 të Kodit të Procedurës Penale Greke afati për paraqitjen e apelit për të pandehurit me vendbanim të panjohur është 30 ditë nga dita e njoftimit të vendimit (vendimi i cili nuk është njoftuar asnjëherë). Përpara se të përfundonte afati i apelimit, më datë 17.06.2005 është miratuar ligji nr.3346/2005 “Përshpejtimi i procedurës para gjykatave civile dhe penale dhe dispozita të tjera”. Sipas edhe interpretimit të kryer nga GJEDNJ , në çështjen Panou kundër Greqisë (nr. 44058/05, 8 janar 2009), vendimi i dënimit i arkivuar sipas këtij ligji konsiderohet i paqenë, me kusht që, për një periudhë 18-mujore nga publikimi i ligjit (17 qershor 2005), të mos kryhet një vepër tjetër vepër penale me dashje, për të cilën do të dënohej përfundimisht me burgim më të gjatë se gjashtë muaj. Sipas edhe interpretimit të GJEDNJ-së edhe pse humbiste e drejta për të ushtruar apelim, efektet e ligjit ishin baras me shfajësim. Ky ishte edhe qëllimi i ligjit, i cili synonte përshpejtimin e drejtësisë penale, ndër të tjera, përmes uljes së numrit të apelimeve për çështje të vogla. Kështu në zbatim të këtij ligji, prokurori ka vendosur arkivimin e vendimit të marrë ndaj meje më datë 07.06.2005.

Policia plan masash për protestën e PD: Ja akset që do të bllokohen…

0

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për sigurinë gjatë protestës së nesërme të thirrur nga PD, duke specifikuar dhe akset rrugore që do të bllokohen.

Njoftimi

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e nesërme, i cili nis në orën 17:00 para Kryeministrisë.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme dhe të nesërme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 23:45, të ditës së sotme, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”,

-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Duke marrë shkas nga disa deklarata publike, i bejmë thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kunderligjshme që cënojnë rendin dhe sigurinë publike.

Takime me Ramën, Brahon dhe disa deputetë, ministri gjerman në Tiranë: Duam ta shohim Shqipërinë në BE!

0

Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit për Europën në Qeverinë Federale të Gjermanisë ka zhvilluar disa takime në Tiranë.

Siç bën me dije Ambasada Gjermane përmes një njoftimi për mediat, Krichbaum u takua me kryeministrin Edi Rama, ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdenin, zv.ministren e Jashtme Megi Finon, bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, Taulant Ballën dhe Jorida Tabakun, kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhin si dhe me kreun e Prokurorisë së Posaçme SPAK, Klodian Brahon.

Në fokus të bisedave të tij ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE si dhe fuqizimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Krichbaum tha se Gjermania dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE.

“Për shkak se ne duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Evropian jemi njëkohësisht mik, mbështetës dhe kritik në rrugën e saj drejt BE-së. Ne shohim potencialin tejet të madh dhe përpjekjet e Shqipërisë për reforma, por edhe sfidat kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare në procesin e anëtarësimit në BE. Edhe për këtë arsye ishte e rëndësishme për mua të zhvilloja biseda të drejtpërdrejta me qeverinë shqiptare, parlamentin dhe drejtësinë.

Shqipëria gjendet aktualisht në një moment vendimtar: rruga e nisur në drejtim të BE-së duhet të çohet përpara me vendosmëri, duke zbatuar në këtë kontekst në mënyrë të vendosur reformat e radhës, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, dhe luftën e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Krichbaum pas përfundimit të këtyre takimeve.

Ai shtoi se për të arritur këtë qëllim lipset vijimi i guximshëm i rrugës së reformave, por jo vetëm.

Gjithashtu duhet përfshirja dhe bashkëveprimi konstruktiv i të gjithë aktorëve dhe institucioneve në kuadër të përgjegjësive të tyre kushtetuese.

“Jam police, o qorre nuk sheh ti”/ Si nisi sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë, i “zunë pritë” dhe…

0

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme pranë komisariatit numër 3 në Tiranë.

Dy të arrestuarat janë motra me njëra-tjetrës, dhe se konflikti mes tyre dhe efektives ka nisur për një arsye krejt banale.

Efektivja, agjente krimesh, ka qenë e veshur civil, pa uniformë, dhe ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar në komisariat, në momentin që motrat kanë qenë në rrugë duke kaluar me makinë.

Në këtë moment motrat kanë nisur të ofendojnë efektiven se përse nuk sheh kur kalojn rrugën.

Më pas ato kanë parkuar makinën dhe i kanë “zënë pritë” pak para se policja të futej në komisariat.

Ajo i ka paralajmëruar që të mos e qëllojnë psi është efektive, pork jo duket se nuk është besuar nga motrat.

“O qorre nuk sheh ti kur kalojmë ne? Kë gënjen ti?”, mësohet se i kanë thënë ato.

Fillimisht konflikti duket se ka qenë thjeshtë me verbal, po më pas ka kaluar në dhunimin fizik të efektives.

Është dashur ndërhyrja e punonjësve të komisariatit nr.3 që gjendja të qetësohej dhe motrat të përfundonin në pranga.

BE inspekton bylmetet shqiptare, ja kompania që pëmbush kriteret

0

Më 22 janar, kompania Erzeni u inspektua nga një ekip i përbashkët i përbërë nga ekspertë të Komisionit Europian për Sigurinë Ushqimore, përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Inspektimi kishte si qëllim vlerësimin e investimeve, teknologjisë së aplikuar dhe respektimit të standardeve të sigurisë ushqimore në proceset e prodhimit, në kuadër të përgatitjeve për eksport në tregun e Bashkimit Europian.

Sipas konkluzioneve të ekspertëve, kompania Erzeni përmbush të gjitha kriteret dhe është në përputhje me rregulloret europiane për sigurinë ushqimore, duke u konsideruar e gatshme për eksport drejt tregut të BE-së.

A iu sekuestrua telefoni Ilir Prodës? Përgjigjet SPAK

0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar zyrtarisht lidhur me lajmet e publikuara mbi sekuestrimin e telefonit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në kuadër të hetimeve për AKSHI-n.

Në një kthim përgjigje dhënë në kuadër të programit të transparencës, SPAK sqaron se një veprim i tillë nuk ka ndodhur. Sipas institucionit, Byroja Kombëtare e Hetimit nuk ka sekuestruar telefonin e kreut të Policisë së Shtetit.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk e ka sekuestruar telefonin e Drejtorit të Policisë së Shtetit”, thuhet në përgjigjen zyrtare të SPAK.

Sqarimi vjen pas lajmeve që qarkulluan në dhjetor të vitit të kaluar, të cilat lidhnin emrin e drejtorit të Policisë me hetimet që Prokuroria e Posaçme po zhvillon ndaj AKSHI-t.

Bënë për SPITAL dy persona në Lezhë/ Policia ARRESTON vëllain e Arben Ndokës, më pas e lë të lirë!

0

Vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, Gëzim Ndoka, është ndaluar nga policia e Lezhës, pas një sherri të ndodhur në një lokal.

Pas ndalimit Gëzim Ndoka është lënë i lirë pasi prokuroria ka vendosur që të hetohet në gjendje të lirë.

Ndërkohë vijon të jetë ende në kërkim djali i tij, Kevin Ndoka.

Sherri ndodhi në një lokal në Lezhë më datë 12 janar, ku të lënduar mbetën dy kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku. Dy kushërinjtë kallëzuan në polici se babë e bir, Gëzim dhe Kevin Ndoka i dhunuan në lokal.

Ish-deputeti Arben Ndoka është një ndër 27 personat e dërguar për gjykim nga SPAK, në lidhje me operacionin “Revanshi”, i akuzuar për tentativë vrasje.

Vrau me çekiç Petrit Ndoun, lihet në burg autori 28-vjeçar dhe dy shokët e tij

0

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të dyshuarit e arrestuar për vrasjen e Petrit Ndout, ngjarje e ndodhur më 20 janar pas një konflikti banal në aksin Fushë-Krujë – Mamurras.

Autor i dyshuar i vrasjes është Andi Vokrri, 28 vjeç, i cili, sipas hetimeve, ka goditur disa herë me çekiç Ndoun, duke e lënë të vdekur në vend.

Përveç tij, janë arrestuar edhe Lorenc Goga, 26 vjeç, dhe Fation Kulla, 23 vjeç, shokë të Vokrrit, të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi”.

Ngjarja ka nisur nga një konflikt verbal mes tyre për të përcaktuar se kush do të kalonte i pari me makinë. Incidenti ndodhi në aksin Thumanë-Krujë, në një rrugë rurale pranë fshatit Bushnesh.

Andi Vokrri u arrestua menjëherë nga policia. Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se ngjarja ka dalë jashtë kontrollit dhe se nuk kishte qëllim të vriste 57-vjeçarin.