9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Lulzim Basha thirret në rezidencën amerikane, takim me Kim

Lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ka shkuar sot për një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim, me ftesë të kësaj të fundit.

Mësohet se Basha ndodhet në rezidencën private të Kim dhe takimi vjen në kuadër të diskutimeve që janë në zhvillim sa i përket Reformës Zgjedhore.

Ndërkohë, puna për kalimin e kësaj reforme në Kuvend ka mbetur pezull pasi palët politike nuk ka rënë dakord rreth hartimit të amendamenteve për shkak se opozita ka kërkuar një formulë tjetër për zgjedhjen e anëtareve të KQZ-së.

“Mos na tundoni se për atë zot ajo marrëveshje ka krijuar kushte pozitive në raport me klimën dhe në raport me partnerët. Por, për mua nuk është reformë, është një kthim pas i vetëdijshëm nga të gjithë ne që jemi në këtë krah.

E kemi bërë që Shqipëria të mos bëhet prap muhabet kafenesh lart e poshtë nëpër Europë.  Por, një fije peri e ndan realizimin e asaj marrëveshje, nga grisja e asaj marrëveshje. Këtë fije peri ta ruajë Lulzim Basha bashkë me Peço Vasilin e me të gjithë ata. Se nuk ia kemi për borxh të na sulmojë çdo ditë, të shpifin çdo ditë. Dua apo s’dua unë, është fakt që shumica dërrmuese e shqiptarëve as nuk e pëlqen atë marrëveshje dhe nuk i duan listat e mbyllura”, tha Rama në Kuvend.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat