Në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte, Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendime të rëndësishme, përfshirë emërimin e drejtoreshës së re të Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Në këtë detyrë është emëruar Marjeta Përlala.
Vendimi:
Miratimin e kuadrit makroekonomik e fiskal për periudhën 2027-2029, “Treguesit kryesorë makroekonomikë” dhe “Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar”.
– Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për transportin ndërkombëtar rrugor.
– Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të disa pronave të paluajtshme shtetërore, sipas formularëve.
– Përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2026, për njësitë e qeverisjes qendrore.
– Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërhyrje në zona sportive dhe lodra për fëmijë “Dua të luaj””, Bashkia Fier.
– Përcaktimin e kritereve të veçanta dhe të procedurave për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, lirimin dhe shkarkimin nga detyra të inspektoriatit të përgjithshëm.
– Znj. Marjeta Përlala emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

