TË FUNDIT

Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Bardhi: Prokurorët e SPAK thanë se Balluku po intimidon vartësit që po bashkëpunojnë me drejtësinë! Bëhet fjalë për 11 tenderë korruptivë me vlerë 1.1 mld €

Duke akuzuar mazhorancën se me shtyrjen pa afat të mbledhjes së Këshillit të mandateve po i jep kohë zv.kryeministres Belinda Balluku të prishë provat e të intimidojë dëshmitarët, kreu i grupit Demokrat Gazment Bardhi i bëri thirrje Niko Peleshit të thërrasë urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Imunitetit të martën.

“Niko Peleshi, zbato ligjin, rregulloren dhe kërko thirrjen e menjëhershme të mbledhjes së këshillit të mandateve. Kemi hartuar kërkesën e mbledhjen e këshillit me rend dite:

-Të martën ora 11.00 sepse të hënën kreu i SPAK merr detyrën.

njoftimi nga kryetari i Kuvendit i Prokurorisë”,- tha Bardhi.

Krah 4 anëtarëve të tjerë demokratë të këtij këshilli, Bardhi zbuloi edhe shqetësimin e shprehur, sipas tij nga 3 prokurorët e Posaçëm.

“Prokurorët e SPAK thanë se kjo është çështje e ngutshme, sepse është provuar që janë intimiduar nga vartës që po bashkëpunojnë me drejtësinë ndaj kërkuan që mbledhja të jetë pas 3-5 ditësh”. Thanë se është rënduar pozita e ballukut. Në fillim 2 procedura, tani në akuzë për 11. Vodhën 1.1 mld euro”,- tha Bardhi.

Kryeministrin Edi Rama e akuzoi si bashkëpunëtorin më të ngushtë të Belinda ballukut në shumicën e 11 aferave me procedurat e prokurimit.

“Të vetmit avokatë të interesit publik ishin 5 përfaqësues të opozitës dhe prokurorët. pala kundër nesh avokati i ballukut dhe 5 anëtarët e PS. Një sjellje e tillë ka prapavijë urdhrin e Ramës. Tmerri i Ramës dhe frika nga ajo që Balluku di dhe provon se urdhrin për çdo procedurë prokurimi ka qenë i Edi Ramës. I bëj thirrje Ramës të heqë dorë nga pengimi i drejtësisë, nga tentativa të marrë peng drejtësinë nga çdo manovër për të sulmuar drejtësinë që të shpëtojë prej saj”,- tha Bardhi.

Duke kujtuar rastet e mëparshme të mbledhjeve për heqjen e imunitetit kur të gjitha janë shqyrtuar brenda 48-72 orësh, kreu i grupit demokrat theksoi se është ne paprecedentë sesi po tentohet të zvarritet, të blihet kohë e të pengohet drejtësia.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat