TË FUNDIT

“Me këtë që po bën ti, je duke bashkëpunuar me ata…”, përplasje mes Salianjit dhe Nokës në mbledhjen e kryesisë së PD

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, që po zhvillohet këtë të shtunë, ka pasur debate mes ish-deputetit Ervin Salianji dhe Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Flamur Noka.

Mësohet se Noka i ka thënë Salianjit: “Me këtë që po bën ti je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë”.

Ndërsa Salianji ka deklaruar rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë.

Mbledhja me dyer të mbyllura është shoqëruar me ngritje zëri të herëpashershme.

Sakaq, Ervin Salianji, pak para nisjes së takimit tha për mediat se ishte pro protestave, madje duke shkuar më tej, te revoltat popullore kundër Qeverisë.

“Është momenti që të fokusohemi tek protesta, tek revolta, përballja me qeverinë, te dëgjesa e çdo shqetësimi qytetar. Nëse nuk jemi të aftë t’i përkthejmë në energji shqetësimet e demokratëve, do ta kemi të vështirë siç po e kemi për të bërë protesta.

Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë. Shpresoj që kjo të jetë vendimmarrja e kryesisë i kam thënë në çdo mbledhje e do i them sërish. Kam qenë në çdo protestë dhe i jam nënshtruar vendimmarrjes së partisë”, tha Salianji.

Salianji ka ndërmarrë në javët e fundit një tur takimesh me ata simpatizantë dhe anëtarë të PD në të gjithë vendin, takime që kreu i partisë, Sali Berisha, i ka cilësuar si nisma personale dhe pa lidhje me partinë.

Pavarësisht kësaj lëvizjeje, Salianji ka qenë i pranishëm në foltoren e fundit të PD në bulevard.

Para nisjes së mbledhjes, Berisha njoftoi zhvillimin e një proteste kombëtare kundër qeverisë për në datën 22 dhjetor

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat