Meta vlerëson artisten e njohur me titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’

mta.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar aktoren e njohur, Elida Janushi me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’.

Postimi i Metës:

I lumtur të vlerësoj një artiste shumë të dashur për publikun, aktoren e mirënjohur të skenës dhe filmit shqiptar, Elida Janushi.

Falë talentit natyral dhe interpretimit të mrekullueshëm artistik, zërit potent e me shumë ngjyrë, galeria e dhjetëra roleve kryesore e të rëndësishme të interpretuara prej saj është e plotë dhe e larmishme.

Por, një nga figurat më të dashura dhe më popullore, që kanë mbetur të ngulitura në kujtesën e spektatorit shqiptar, është ajo e gruas së Jovan Bregut në komedinë ‘Pallati 176’.

Elida Janushi i përket një brezi të shquar artistësh të skenës dhe ekranit, të cilët shënuan një hop cilësor në interpretimin e roleve dhe figurave, në dramën dhe kinematografinë shqiptare.

Me mirënjohje për të gjithë kontributin e saj të vyer për artin dhe kinematografinë shqiptare dhe për realizimin e një sërë rolesh të spikatura, e nderova zonjën Elida Janushi me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303