GJKKO ka dhënë vendimin për “krimet e lehta” të dosjes “Metamorfoza”, hetimet pët të cilën nisën pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar SKY ECC.
Trupa gjykuese e përberë nga gjyqtarët Etleva Deda, Flora Hajredini dhe Irena Gjoka qëndroi 4 orë në dhomë keshillimi dhe mori vendimin për të dënuar:
Edmond Preka- 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 7 vite, burg i sigurisë së lartë
Behar Brajovic (Bajri)- 13 vite burg me gjykim të shkurtuar zbret në 8.8 vite, burg i sigurisë së lartë
Astmer Bilali- 8 vite e 6 muaj, 5.8 me gjykim të shkurtuar, burg i sigurisë së lartë
Xhevair Lita- 5 vite burgim, me gjykim të shkurtuar zbret në 3.4 vite, shlyrjes e masës arrest ne burg, lirimi menjehershëm për shkak se e ka shlyer dënimin
Oltian Bistri- i pafajshëm për korrupsion , fajtor per zbulim të akteve ose të dhënave sekrete, i pafajshëm për pastrim parash nuk ka fakte e prova, dënohet 2 vite. Por për Bistrin është vendosur shuarje mase për dhe lirim i menjehershëm. Po ashtu, GJKKO ka rrëzuar kërkesën për konfiskimin e 1.3 mln euro, masë kjo që ishte vendosur nga SPAK për Bistrin.
Ndërsa për Ardit Hasanbegajn dhe Pëllumb Gjokën, vendimi do të jepet në datën 2 dhjetor, pasi për të dy personat nuk kanë bërë mbrojtjen avokatët e tyre mbrojtës.

