TË FUNDIT

Mori 10 plumba në atentatin e Rinasit, ndërron jetë në spital agjenti i AMP-së

Ka ndërruar jetë gjatë natës 40-vjeçari Muçi Shaljani Sheqeri, agjent i AMP-së, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin e ndodhur më 11 nëntor pranë rrethrrotullimit të Rinasit.

Fillimisht, Sheqeri u dërgua në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë pasi mori 10 plumba, dy prej tyre në kokë dhe mbahej i intubuar nën kujdes intensiv.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.

Policia ka njoftuar se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit, si dhe për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Viktimë e atentatit mbeti gjithashtu 47-vjeçari Gilmando Dani.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat