TË FUNDIT

Opozita i vë zjarrin fibrave të transmetimit, ndërpritet sinjali i Kuvendit

Seanca e sotme plenare u shoqërua me tensione të forta deri në përplasje fizike mes opozitës dhe mazhorancës dhe opozitës e garditësve.

Deputetët e PD fillimisht bllokuan karriget e ministrave dhe më pas filluan të hidhnin sende drejt socialistëve e të ndiznin flakadanë në sallë.

Sapo kryetari i Kuvendit Peleshi rinisi seancën pas disa minutave pushim, demokratët ndezën një flakadan i cili shkaktoi zjarr.

Për shkak të zjarrit u dogjën fibrat e transmetimit çka ka shkaktuar ndërprerje të sinjalit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat