25.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Pak muaj pas lindjes së djalit, Jason Derulo ndahet nga partnerja

Jason Derulo është ndarë nga e dashura, Jena Frumes vetëm katër muaj pasi erdhi në jetë djali i tyre, Jason King. Ata filluan të dilnin bashkë në Mars të 2020-ës. Lajmin e konfirmoi vetë këngëtari përmes një postimi në twitter.

“Jena dhe unë kemi vendosur të ndahemi. Ajo është një nënë e përkryer, por ne mendojmë se të qenit të ndarë në këtë kohë do të na lejojë të jemi versionet më të mira të vetes sonë dhe prindërit më të mirë. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe.”, shkroi ai.

Frumes dhe Derulo, të cilët festojnë ditëlindjen për një ditë festuan në në Aspen, Colorado vetëm një ditë më parë. “E bekuar të ndaj të njëjtën ditë të lindjes me të dashurin tim. Je njeriu më i pashëm, më punëtor, më i talentuar, më ‘budalla’ dhe më i dashur ndonjëherë. Ti më bën vërtet të ndihem mirë dhe jam shumë mirënjohëse për dashurinë që ndajmë bashkë.Ti dhe mini-ja jonë më bëjnë vajzën më të lumtur në botë dhe mezi pres të bëj më shumë kujtime me ju. E di që jam një kokëfortë, por ju më bëni të butë dhe më pranoni ashtu siç jam dhe jam përgjithmonë mirënjohëse për këtë. Urime për një vit tjetër! Të dua shumë, përgjithmonë.”, tha ajo.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat