Elton Tozaj është kërcënuar së fundmi, pasi banesa ku ai jeton është lyer me benzinë, në një veprim që dyshohet se ka pasur për qëllim frikësimin dhe intimidimin e tij.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë pas një episodi tjetër të rëndë, ku Tozaj u dhunua në mënyrë barbare nga persona ende të paidentifikuar. Ky zhvillim i fundit e përshkallëzon më tej situatën dhe ngre shqetësime serioze për sigurinë e tij personale.
Sipas burimeve, lyerja e banesës me benzinë shihet si një mesazh i qartë kërcënues, duke krijuar frikë për një përshkallëzim të mundshëm të dhunës. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia pritet të nisë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa hetimet do të fokusohen edhe në mundësinë që dy episodet – dhunimi fizik dhe kërcënimi ndaj banesës – të jenë të lidhura me njëra-tjetrën dhe të jenë kryer nga të njëjtët autorë.

