Deputeti demokrat Klevis Ballliu u përplas sot në seancën plenare me zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, për shkelje të barazisë në tenderin për Tunelin e Llogarasë.
Teksa renditi akuzat dhe kritikat ndaj qeverisë, Balliu ngriti pikëpyetje mënyrën se si po ndahet buxheti i 2026.
“Pse sot nuk disktohet që DASH deklaroi se Sinaloa fle në zyrën e kryeministrit. Atje e shpallin organizatë terroriste dhe ju e fusni në kryeministri. Cilës polici po ja jepni buxhetin, policisë së Ilir Prodës, policisë që ishte në makinë me Gilmando Danin e Shullazit, cfarë, që të garantoni që krimi të vazhdojë pa u shqetësuar, kësaj policie që të heshtin?…Juve nuk iu intereson për qytetarët. Që kur ky buxhet i jepet ministrisë me vjedhjet më të mëdha. Ju keni rritur kostot e jetesës”, tha Balliu.
Pas kësaj replikoi zv,kryeministrja Balluku e cila akuzoi Balliun, duke thënë se është rritur në një familje ku vjedhjen e ka pasur pjesë të edukatës shoqërore. Balluku kujtoi rastin e tezes së Balliut, e cila sipas Ballukut ka vjedhur 150 mln euro nga fondet e shtetit.
“Ju them dëgjojeni Klevisin kur flet për vjedhje sepse është i masterizuar, ja kanë bërë që të vogël edukatën në shtëpi. Ajo (tezaj e Balliut) ishte dhe administratore e një kompanie e cila merrte tendera infrastrukture nga fondet e shtetit. Merrte fonde 150 mln euro të cilat i kanë ngrënë shpresoj bashke me Klevisin që flet kaq bukur për vjedhjet. Rast unikal në Shqipëri dhe nuk e di me cilën fytyrë shtyp mikrofonin, me cilën fytyrë del e flet aty. Po të kishte qenë SPAK në kohën e tezes tënde do ishte me siguri akoma në burg sot”, tha Balluku.
Pjesë nga debati
Klevis Balliu: Pse sot nuk disktohet që DASH deklaroi se Sinaloa fle në zyrën e kryeministrit. Atje e shpallin organizatë terroriste dhe ju e fusni në kryeministri. Cilës polici po ja jepni buxhetin, policisë së Ilir Prodës, policisë që ishte në makinë me Gilmando Danin e Shullazit, ccfarë, që të garantoni që krimi të vazhdojë pa u shqetësuar, kësaj policie që të heshtin?

