TË FUNDIT

“Pezullimi i Ballukut shkelje e balancës së pushteteve”, Rama: Në Kushtetuese e çova unë, për parimin jo për individin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për pezullimin e numrit dy të qeverisë Belinda Ballukut me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Me anë të një videomesazhi për ndjekësit në Facebook, kreu i qeverisë sqaroi se ankimimi në Kushtetuese është dërguar me firmën e tij.

Dhe një herë riktheksoi se gjykata nuk mund të pezullojë nga detyra një anëtar të kabinetit qeveritar pasi këto vendime destabilizojnë balancën e pushteteve, opinion ky sipas Ramës i dhënë dhe nga komisioni i Venecias.

Për Ramën, këto lëvizje të GJKKO vënë nën presion qeverisë për të sjellë deri në shkarkimin e Ballukut, prandaj dhe hapi i radhës mbetet fjala e Kushtetueses.

Rama: Presion gjykatës. Kryeministri nuk duhet të flasë për një proces gjyqësor. Mesa duket me një pjesë nuk jemi kuptuar dhe prandaj jam këtu duke e nisur me pyetjen e dini kush e ka ankimuar në gjykatën Kushtetuese pezullimin e ministres nga një prokuror dhe një gjykatës? E kam ankimuar unë si kryeministrë, jo si Edi Rama dhe jo për një individ. Por për parimin, për parimin e mos cenimit të balanës mes pushteteve, për parimin e mos ndërhyrjes së një pushteti tjetër të pavarur në përbërjen e pushtetit ekzekutiv, për parimin e mos marrjes së kompetencave të kryeministrit dhe presidentit nga një prokuror dhe një gjykatës. Kjo është një betejë institucionale gjyqësore për të mos lejuar ate që nga Komisioni i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve. Pra unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt dhe nuk flas për një proces gjyqësor. Unë flas për një proces që vendos jo për mua si individ, por për diçka më të madhe, për balancën mes pushteteve të pavarura në Shqipëri.  Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe një gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike shqiptare do të krijonte një precedent unikal, të rrezikshëm dhe kërcënues.

Të martën, Gjykata Kushtetuese pritet që të vendosë nëse çështja ndaj Belinda Ballukut do të kalojë për gjykim. Më herët, Kryeministri Edi Rama është shprehur se deri në vendimin e gjykatës më të lartë të vendit, qeveria do të mbetet pa një numër dy.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat