TË FUNDIT

Pjesëmarrje e ulët, në zgjedhjet e pjesshme votuan vetëm 18.45% e zgjedhësve

Nga 334.539 qytetarë me të drejtë vote, vetëm 46.696 qytetarë ose rreth 18.45% e zgjedhësve ushtruan të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e pjesshme vendore të zhvilluara këtë të dielë në 5 bashki.

Qytetarët iu drejtuan kutive të votimit që prej orës 07:00 deri në orën 18:00, kur u mbyll zyrtarisht procesi ndërsa 13 kandidatë që garuan për të marrë drejtimin e bashkive të Vlorës, Beratit, Matit, Cërrikut dhe Tepelenës.

Bashkia me pjesëmarrjen më të lartë ishte Mati me 39.36%, ndërsa Vlora kishte pjesëmarrjen më të ulët me 12.54% ndërsa në tre bashkitë e tjera, u raportua kjo pjesëmarrje: Tepelena 34.63%, Cërriku 25%, Berati 19.98%.

Vihet re se më të interesuar për të marrë pjesë në votim ishin qytetarët mbi 65 vjeç ndërkohë, interesi i të rinjve ishte shumë i ulët.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat