10.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Po jetoj një jetë të dytë”. Rama nxjerr videon e qytetarit që mposhti Covid, ja mesazhi që jep

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video në rrjete sociale të një qytetari, që ka mposhtur së fundmi koronavirusin. Vetë pacienti ka rrëfyer se si fillim ka patur një bllokim në frymëmarrje e më pas është shtruar në spital.

Më tej, ai ka edhe një falënderim për mjekët.

“Pata bllokim në frymëmarrje dhe dobësim të përgjithshëm. Shkova në spitali Shefqet Ndroqi në Urgjencë. Jam shtruar rreth orës 1 të natës. Menjëherë më kanë shtruar. I gjithë personeli ishin jashtëzakonisht të afërt, njerëzor. Ata që e kanë kaluar këtë eksperiencë të hidhur, vetëm ata e dinë, se çfarë është Covidi. Njerëzit duhet të binden nga ajo që thonë specialistët, nga ajo që thonë mjekët.

Njerëzit janë të parët që duhet të ndërgjegjësohen se zbatimi  masave mbrojtëse është i domosdoshëm. Kur e kujtoj periudhën time në spital nuk mund të lë pa falenderuar mjekë dhe infermierë. Falë mjekëve unë sot jetoj një jetë të dytë. Unë sot e kam jetën vetëm prej tyre”, shprehet ai.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat