15.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

Po trafikonin 12 shtetas nga Siria, si i pikasi policia 2 të rinjtë, zbardhet ngjarja…

Policia e Kukësit ka arrestuar dy të rinj pasi janë kapur duke trafikuar 12 shtetas nga Siria. Policia bën me dije se është arrestuar 29-vjeçari me iniciale B.D dhe 22-vjeçari me iniciale M.R, të dy banues në Tiranë.

Ata kishin futur në makinat e tyre sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.

Njoftimi i policisë

Policia e Kukësit ka arrestuar dy persona që u kapën duke transportuar 12 shtetas sirianë.

Në pranga ranë:

-B. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në hyrje të qytetit të Kukësit, ku në automjetin tip BMË po transportonte 5 shtetas sirianë

-M. R., 22 vjeç, banues në Tiranë, që u kap në aksin Kukës-Morinë, tek kthesa e Kolshit, ku në automjetin tip Furgon, po transportonte 7 shtetas sirianë.

Uniformat blu raportojnë se shtetasit sirianë nuk dispononin dokumente identifikimi.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat