9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Polemika për gjykimin në Itali, Napolit e Parmës u mungojnë penallti

Ndonëse në Serinë A, ashtu si në shumicën e ligave të mëdha europiane, aplikohet sistemi i Video Assistant Referee (VAR), sërish polemikat mbi gjykimin vazhdojnë, ndërsa më të forta u bënë ditën e djeshme.

Kjo pasi Napoli u mposht me rezultatin 2-3 nga Lecce në “San Paolo”, por të kaltërve u mungon një penallti e pastër pas një ndërhyrjeje të Donatit ndaj Milik, ndonëse arbitri nuk e gjykoi të tillë dhe ndëshkoi polakun për simulim.

Në përfundim të ndeshjes, Drejtori Sportiv i napolitanëve Giuntoli shpërtheu ndaj arbitrit të takimit dhe renditi edhe raste të tjera, kur këta të fundit kanë refuzuar të rishikojnë pamjet në VAR dhe kanë gabuar.

“Në fushë u pa qartë kontakti, nga të gjithë përveç arbitrit. Megjithatë nuk e kuptoj pse nuk shkoi ta shihte në VAR. Jam i bindur që po ta shikonte, do jepte penallti dhe do hiqte kartonin e verdhë për Milik. Ne si shoqëri nuk mund t’i pranojmë raste të tilla, pasi po njësoj u ndëshkuam edhe ndaj Atalantës. Nëse kemi VAR-in, atëherë duhet ta përdorim për të shmangur gabimet”, deklaroi Giuntoli.

Nuk munguan polemikat as në takimin Parma-Lazio, që u fitua me rezultatin minimal 0-1 nga miqtë, por vendasit protestuan ashpër për dy momente 11-metërshi dhe drejtuan gishtin nga arbitri Di Bello dhe Banti në sallën e VAR-it.

“Të gjithë jemi njerëz dhe na ndodh të gabojmë, por të mos shkosh të shohësh aksionin në VAR për të korrigjuar gabimin, është kthim mbrapa. Në fund të fundit VAR-i u instalua për të korrigjuar gabimet dhe nuk e kuptoj arsyen pse nuk e rishikoi Di Bello aksionin. Jemi skuadra më korrekte në kampionat, por mesa duket po na marrin për budallenj. Pamjet konfirmuan qartë që si ndaj Bruno Alves, ashtu edhe ndaj Cornelius, kishim të bënim me penallti neto”, deklaroi trajneri i Parmës Roberto D’Aversa.

Në në njëjtën linjë, por ndoshta edhe më i ashpër në reagim, ishte edhe menaxheri i Parmës, Alessandro Lucarelli, i cili drejtoi gishtin direkt nga dyshja Di Bello-Banti dhe i cilësoi ata si përcaktuesit e rezultatit të ndeshjes.

“Ndeshja u vendos nga Di Bello në fushë dhe Banti në sallën e VAR-it. Ishin dy penallti të qarta, që dukeshin me sy në fushë, e jo më me përsëritje, por arbitrat nuk donin të përdornin teknologjinë. Duhet të na shpjegojnë pse nuk na u dhanë ato penallti, pasi jemi penalizuar shumë gjatë këtij sezoni”, tha Lucarelli

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat