TË FUNDIT

Policia “mësyn” në Shkodër, zbulon shtëpinë e barit, 3 të arrestuar. 7 punonjës të OSHEE nën hetim

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Neonët 3”, duke zbuluar një tjetër ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit me llamba, duke e çuar në gjashtë numrin e ambienteve të goditura në kuadër të kësaj operacioni.

Gjatë aksionit u arrestuan në flagrancë 3 shtetas:

P. N., 27 vjeç, banues në Torovicë S. Gj., 24 vjeç, banues në Mjedë A. B., 58 vjeç, banues në Shkodër

Ndërsa u shpall në kërkim një 33-vjeçar, K. P., banues në Shkodër.

Po ashtu u ndaluan 2 punonjës të OSHEE-së, G. A., 63 vjeç, dhe B. C., 33 vjeç, ndërsa 5 të tjerë u proceduan penalisht për “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.

Sekuestrimet

Nga kontrolli në një magazinë në lagjen “Mark Lula”, e përshtatur për kultivim dhe tharje të kanabisit, Policia sekuestroi:

119 bimë kanabisi 2 kg e 170 gr kanabis i tharë 284 pajisje elektrike për kultivim 7 celularë

Në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim, K. P., u gjetën dhe u sekuestruan:

1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak Dokumente italiane dhe targa angleze të dyshuara të falsifikuara Bizhuteri (3 byzylykë, 1 unazë) dhe një orë Rolex 1 DVR, një fenelinë policie, këllëf arme dhe rripa Një shumë parash në paund anglez

Policia vijon punën për kapjen e 33-vjeçarit K. P. dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat