19.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

Pse Oriola Marashi e refuzoi ftesën e “Big Brother VIP”? Flet mamaja e modeles

Mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Wake Up’ ishte e ftuar ish-drejtoresha e burgjeve Xhoi Jakaj, e cila komentoi ngjarjet më të fundit në “Big Brother VIP”.

Gjatë bisedës në studio, mamaja e modeles seksi, Oriola Marashi tha tre ambientet, në të cilat njeriu dashuron më shpejt.

“Në luftë kur gjithçka është në një farë forme luftë, në burg kur gjithçka është e izoluar dhe ti nuk ke shanse që të kesh kontakte me botën e jashtme dhe në ‘Big Brtoher’. Kjo e fundit i ngjan shumë një burgu por që ka kushte dhe që po luftohet për një shumë që është e konsiderueshme për një person që mund ta fitojë dhe që i zgjidh disa gjëra të jetës”, tha Jakaj

E pyetur nëse Oriolës i vjen ftesa për në BB VIP, Xhoi tha se i kishte shkuar por që kishte refuzuar se nuk kishte kohë.

Më pas moderatorët e ngacmojnë se çfarë i ka thënë ajo?

Oriolës që 15 vjeçe i kam thënë zgjidh çdo gjë që të përshtatet ty për të bërë në jetë. Të dy vajzat e mia i lë të lira për të zgjedhur jetën e tyre”, përfundoi mamaja e Oriola Marashi.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat