fbpx

Rama për opozitën: Të vrasin veten politikisht, nuk kanë logjikë

1559834757_edirmanecerrik32.jpg

Kryeministri i vendit Edi Rama po zhvillon një takim në Cërrik në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Ai tha se zgjedhjet do të zhvillohen në datën e caktuar dhe nuk do të shtyhen, pasi ‘ Kushtetuta e vendit nuk mund të trajtohet si një top lecke.’

Ndërkohë, edhe sot Rama nuk kurseu fjalët e ashpra ndaj opozitës, të cilët i konsideroi si të palogjikshëm dhe që duan të imponojnë idenë e kapsollave dhe molotovit.

“Ata edhe sot duan ta kthejnë pas Shqipërinë. Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin në rrugë kundër zgjedhjeve. Në vend të dalin para popullit, kërcënojnë se nuk do e lënë të votojnë. Kanë frikë të ballafaqohen në rrugë demokratike. Ata nuk kanë ide, nuk dinë të logjikojnë, prandaj duan të imponojnë logjikën e kapsollave dhe molotovit. Një gjë ta kenë të sigurt: Ata janë të lirë, në të drejtën e tyre të vendosin për veten e tyre. Nuk i pengojmë të vrasin veten politikisht, por ata nuk vendosin dot për ne e për Shqipërinë”, nënvizoi Rama./real-news.tv

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2043731782595063/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303