TË FUNDIT

Rama shemb “drejtësinë e re”: Jemi vendi më skandaloz në BE për paraburgimet pa gjyq, mbi 60% janë të paraburgosur

Duke folur për sistemin e drejtësisë, kryeministri Edi Rama u ndal edhe në numrin e lartë të të paraburgosurve.

Mes kritikave, Rama tha se Shqipëria është vendi më skandaloz i Këshillit të Europës.

Duke e konkretizuar me shifra, ai tha se aktualisht në burgjet shqiptare ndodhen 4492 persona, ndërsa vetëm 1895 prej tyre janë të dënuar.

“Shqipëria është vendi më skandaloz i Këshillit ët Evropës, nuk e them unë këtë, por shifrat të cilat kanë alarmuar Komisionin për Parandalimin e Torturës të Këshillit të Europës. S’po flasim vetëm për SPAKU-n por për gjithë sistemin tonë, për mënyrën si funksionon drejtësia jonë. 

Jemi në fund të listës me një diferencë nga të tjerët për paraburgimin, pra për burgosjen e njerëzve pa gjyq, dhe numri i njerëzve që gjenden sot në burg në Shqipëri pa qenë akoma të dënuar të cilët në kuptimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Konventës Europiane të drejtave të njeriut është më i madh se numri i atyre që janë në burg të dënuar.

Pra këta janë të pafajshëm sipas konventës, por janë në burg. 

E dini sa janë këta, nuk e dini, sepse tenxherja fjalën burg, fjalën vjedhje, fjalën hajdut, e kanë si kripën piperin dhe salcën në çdo lloj gjelle. Ne kemi 4492 qytetarë në burgjet shqiptare. A e besoni dot që vetëm 1895 janë të dënuar. Çfarë është kjo?“, tha Rama ndër të tjera.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat