15.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

Rihapja e transportit detar/Njoftim me rëndësi nga Porti i Durrësit

Autoriteti Portual Durrës ka sqaruar qytetarët në lidhje me rikthimin e transportit detar të pasagjerëve se nga dita e hënë do të udhëtojnë vetëm shqiptarët rezidentë në Itali dhe shtetasit e huaj që dëshirojnë të udhëtojnë drejt porteve italiane. Ndërsa për të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë do të hapen nga 1 korriku, nëse BE vendos të hapë kufijtë në datën që ka përcaktuar.

“Mbi rikthimin e transportit detar të pasagjerëve, sqarojmë së: Faza 1: Nga nesër shtetasit shqiptarë me rezidencë të përhershme në Itali (soggiorno), dhe shtetasit e BE-së, do mund të udhëtojnë lirshëm nga Durrësi drejt porteve italiane. Faza 2: Bazuar në dispozitat aktuale të BE-së (dhe urojmë mos të këtë surpriza): nga data 1 korrik 2020, transporti detar i pasagjerëve drejt Italisë do të jetë i hapur për të gjithë shtetasit Shqiptarë”, shkruan Autoriteti Portual Durrës.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat