15.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

Rikthehet eurodeputetja ‘non grata’, flet për Ramën, ‘Vorio-Epirin’ dhe Kaçifasin

Rikthehet me deklaratat e saja skandaloze, eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous, të cilën Shqipëria e ka shpallur non grata.

Në një intervistë për mediat greke ajo ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama se do të paguaj një çmim të rëndë.

Theocharous ka thënë se Athina ka përgjegjësi kombëtare, historike, morale dhe politike ndaj të gjithë grekëve kudo që ata jetojnë përfshirë këtu edhe ata të “Epirit të Veriut”.

Ajo serish ka gënjyer dhe mashtruar kur ka folur për vrasjen e Kostandin Kaçifas, duke thënë se grekët e “Epirit të Veriut jetojnë nën terror dhe shtypje.

“Kaçifas me veprimin e tij u bë i rrezikshëm. Ai po fliste, luftonte, nuk kishte frikë. Pra, ai duhej të heshte. Rama nuk arriti të na trembë. Sepse ne ishim të gjithë atje”, thotë eurodeputetja qipriote, duke theksuar se sipas saj në “Epirin e Veriut” bëhet spastrim etnik.

Dhe në fund Theocharous ka dhe një këshillë për shtetin grek. Sipas saj pas vrasjes së Kaçifas, Greqia duhet të kishte pezulluar tashmë çdo proces integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat