Dy anëtarë të Gardës Kombëtare janë qëlluar me armë. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë Farragut West në qendër të Uashingtonit, rreth 1.5 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, njëri prej tyre është qëlluar në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë, zëdhënësja e kryebashkiakes Muriel Bowser tha se autoritetet lokale po e monitorojnë nga afër situatën.
Ngjarja ndodhi ndërsa Presidenti Donald Trump ndodhej në fushën e tij të golfit në West Palm Beach. Autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.

