15.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

Shkoi për të kryer operacionin, ndërron jetë 46-vjeçarja, infeksioni i ‘kalb mishin’, la pas një vajzë…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë, ku 46-vjeçarja Ronilza Johnson ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje për zmadhimin e të pasmeve në një klinikë gjysmë-ilegale në Brazil.

Johnson, rezidente në Britani, ndërroi jetë në spitalin e qytetit brazilian Anapolis natën e 1 majit, ku ndodhej e shtruar prej 31 marsit. 46-vjeçarja ka pasur komplikacione nga operacioni.

Kirurgu që kreu procedurën e dështuar është emëruar nga autoritetet si Lucas Santana dhe policia thotë se do të ngrejë akuzat për praktikim të paautorizuar të profesionit të mjekut dhe keqinterpretime profesionale.

Santana kishte injektuar në të pasmet e Ronilza-s polimetril metakrilat, i njohur ndryshe si PMMA. Procedura nuk është e ndaluar, por as e rekomanduar nga shoqëria braziliane e mjekëve.

Përbërësi kimik shkaktoi infeksione serioze në trupin e Ronilza, që sollën kalbje të mishit dhe plagë të hapura.

Ronilza pagoi $1500 për ndërhyrjen në të pasme dhe në hundë, për të cilat policia thotë se janë kryer në mënyrë ilegale.

Ronilza Johnson la pas një vajzë të quajtur Amberly Johnson, raporton Daily Mail.

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat