19.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

Shokë apo më shumë?! Fotot e Bradley Cooper me vajzën dhe aktoren e sapondarë në plazh po bëjnë namin!

Pas ndarjes nga modelja e njohur Irina Shyk, aktori i famshëm i hollivudit Bradley Cooper nuk ka pasur romanca apo lidhje serioze.

Fotot e fundit me aktoren e njohur, ish-bashkëshorten e Ben Affleck, Jennifer Garner po bëjnë namin në rrjet.

Jennifer, 48 vjeç, e cila raportohet se është ndarë me të dashurin e saj CEO John Miller, është fotografuar me Bradley-n, 45 vjeç, në Malibu, California, të martën, duke shijuar plazhin me vajzën e tij trevjeçare Lea De Seine.

Bradley dhe Jennifer – të cilët kanë luajtur role të ndryshme bashkë, nga miq të mirë në të dashur, dukeshin të buzëqeshur, ndërsa bënin sanduiçë me vajzën, të cilën Bradley e ka nga marrëdhënia me supermodelen Irina Shayk, 34 vjeç.

 

Ata janë të dy beqarë aktualisht dhe kjo ka bërë të lindin dyshime në mesin e fansave. Jennifer ka vetëm pak kohë që i ka dhënë fund marrëdhënies me ish-in John, i cili themeloi kompaninë e teknologjisë Cali Group në 2011.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat